Xavi: Shpresoj që Lewa të shërohet për të dielën

05 tetor 2023 | 13:49

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Portos me rezultat minimal 1-0, por në ketë ndeshje u lëndua sulmuesi Robert Lewandowski.

“Ndodhën shumë gjëra, kemi pasur shumë vështirësi gjatë lojës. Pjesa e parë ka qenë mjaft e mirë, në të dytën nuk e kemi kontrolluar lojën dhe kemi vuajtur. Kjo është Liga e Kampionëve dhe çdo gabim të kushton shumë. Lewandowski ka marrë një goditje shumë të keqe në kyçin e këmbës, e cila nuk e ka lejuar të vazhdonte. Le të shohim nëse do të shërohet për të dielën”, ka deklaruar Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë po vazhdon mbështetjen ndaj fermerëve përmes subvencioneve.…