Xavi Simons kushton 80 milionë euro

18 mars 2025 | 16:06

RB Leipzig po lufton për t’u futur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe nëse nuk ia arrijnë këtij synimi, atëherë do ta shesin yllin Xavi Simons.

Pasi kaloi mbi një vit e gjysmë në huazim me Leipzig, 21-vjeçari iu bashkua zyrtarisht klubit në dimrin 2025 për 50 milionë euro nga Paris Saint-Germain.

Plani i Leipzig ishte gjithmonë ta shiste atë për një fitim dhe një transferim mund të ndodhte që në verë Klubet e interesuara do të duhet të paguajnë 80 milionë euro dhe Leipzig tashmë ka premtuar se do ta lë Simons të largohet menjëherë nëse një ofertë e tillë arrin.

Simons këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka 5 asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat me fanellën bardhekuq. Chelsea, Man Utd, Liverpool dhe Arsenal janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për yllin holandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg…