Xavi sot mund të emërohet trajner i Barcelonës

04 nëntor 2021 | 09:58

Baza e marrëveshjes mes Xavit dhe Barcelonës ka nisur një javë më parë, pasi presidenti i klubit katalans, Joan Laporta, ka zhvilluar një bisedë me Xavin për t’ia propozuar atij postin e trajnerit, gjë që ish lojtari e pranoi.

Por, ekipi i Al Sadd nga Katari, përmes shefit ekzekutiv, në një formë i ka mbyllur dyer Xavit, duke thënë se “pozicioni i klubit është i qartë që në tani: ne jemi të përkushtuar që ta mbajmë Xavin dhe nuk mund ta lejojmë të larohet në këtë moment delikat të sezonit”, është shprehur Turki Al-Ali, shkruan Marca.

Por, një takim final pritet të ndodh pikërisht sot mes klubeve, takim ky ku pritet të arrihet marrëveshja për ta zhbllokuar largimin e Xavit drejt Barcelonës.

Xavi pritet të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2024 dhe debati pritet të mbyllet me një ndeshje miqësore mes Barcelonës dhe Al Sadd-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Spartak Topollaj Sa herë vjen Tetori i Nobelit, bota,…