
Xavi: U eliminuam nga Liga e Kampionëve, por jemi në garë për La Ligën
01 nëntor 2022
| 11:04
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e konsideron eliminimin nga Liga e Kampionëve si diçka të madhe, ku tashmë ai synon kampionatin spanjoll.
Në konferencën për medie përpara sfidës së fundit të grupeve, Xavi është optimist se në 2023 do të fitojë tituj me Barcelonën.
“Me siguri titujt do të fitohen në vitin 2023. Renditemi mirë në La Liga, në Champions nuk ka më shans. Hapat mund të jenë më të vegjël. Por titujt do të vendosen në vitin 2023, jam shumë pozitiv për atë që shoh”, ka thënë Xavi.