Xavi: U eliminuam për shkak të gjyqtarit
17 prill 2024
| 10:55
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka hedhur fajin te gjyqtari për eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germain.
Xavi, mes tjerash theksoi se ishin gabimet e gjyqtarit, që e eliminuan skuadrën e tij.
“Është për të ardhur keq, rrugëtimi ynë në Ligën e Kampionëve ka përfunduar për shkak të gabimit të gjyqtarit. Sapo i thashë gjyqtarit se ai ishte një fatkeqësi. Është realiteti”, u shpreh Xavi.
Përndryshe, PSG-ja e eliminoi Barcelonën në mbrëmje nga kjo garë me rezultat 6-4, nga dy ndeshjet.