Xavi: Valencia skuadër e fortë, por Barcelona synon tri pikët

29 prill 2024 | 15:19

Trajneri i Barcelonës, Xavi doli në konferencë para ndeshjes ndaj Valencias.

“Sinqerisht di të them se jemi mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Kemi një objektiv shumë të rëndësishëm që është vendi i dytë. Mendoj se do të arrijmë pa problem në zonën Champions, por ne duam vendin e dytë. Valencia është një rival i rrezikshëm, por ne luajmë para publikut tonë dhe objektivi janë tri pikët”.

“Nuk kam për se të mendoj tani për Gironën, ndërkohë që përpara kemi një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Valencias. Në radhë të parë duhet të garantojmë vendin tonë në Champions dhe më pas një vend në Superkupën e Spanjës”, ka shtuar Xavi.

“Sezoni i ri? Besimi që drejtori Deco dhe presidenti Laporta na kanë dhënë ka krijuar optimizëm. Në sezonin e kaluar nuk bëmë ndonjë planifikim të saktë dhe kjo na kushtoi jo pak. Por shpresojmë ta bëjmë këtë vit”, ka shtuar Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humza Yousaf ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje…