“Kuvend i budallëm”, Matoshi: Kuvendi më skandaloz që ka pasë Kosova
05 tetor 2023
| 22:08
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka folur rreth situatës të krijuar gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, Kuvendi i Kosovës tani është kuvendi më skandaloz që ka pasë Kosova, raporton Gazeta10.
“Ky është Kuvendi më skandaloz që ka pasur ndonjëherë Kosova prej vitit 2008 nga pavarësia 18 përqind e agjendës së ligjeve është përmbushur vetë për gjashtë mujorin e parë, rrogat e veta asnjëherë nuk i refuzojnë, madje edhe serbët, Lista Serbe shkon edhe i merr pagat nga taksat tona, Kuvend ma jo kompetent ma i budallëm Kosova nuk ka pasë asnjëherë”, tha ai për Kanal10./Gazeta10