Miftaraj-Kurtit: Rozeta edhe mund të dorëhiqet, por ti duhet të përgjigjesh

18 gusht 2023 | 18:05

Ehat Miftaraj, nga IKD, në një status në profilin e tij në facebook, ka thënë se Albin Kurti në pushtet erdhi që ta luftoj korrupsionin

Tutje Miftaraj thotë se ministrat e Kurtit po përfliten për korrupsion, ku bazament i nënshkrimeve është vet nënshkrimi i Albin Kurtit, duke mbyll procedurat e prokurimit per nje tender 10 milion Euro, ku kryeministri hesht dhe nuk flet për luftën ekorrupsionit.

“Keq i nderuar aktivist i LVV! Albin Kurti, shume keq. Rozeta edhe mundet te dorehiqet, por pergjigja pse e ke klasifiku si sekret shteteror nje tender 10 milion Euro me nenshkrim tendin duhet te vjen nga ti personalisht”, shkroi Miftaraj.

Miftaraj thotë se ata që e kanë vjedh që 20 vite sot po e paguajne dhe janë në opozitë, ku Kurtit i thotë “Se ty a ta ka populli borxh nje qasje te tille, ose çka dallon tash ti nga ata?”, shkroi Miftaraj.

Postimi i plotë:

Albin Kurti per me ardh ne pushtet sa me pasion fliste per luften kunder korrupsion.  Ne pushtet erdhi me luftu korrupsionin.

Por kur ministrat e tij perfliten per korrupsion ku bazament i keqperdorimeve eshte vet nenshkrimi i Albin Kurtit duke mbyll procedurat e prokurimit per nje tender 10 milion Euro, i njejti hesht, dhe nuk flet per luftimin e korrupsionit.

Keq i nderuar aktivist i LVV! Albin Kurti, shume keq.  Rozeta edhe mund te dorehiqet, por pergjigja pse e ke klasifiku si sekret shteteror nje tender 10 milion Euro me nenshkrim tendin duhet te vjen nga ti personalisht.

Ata qe kane vjedh qe 20 vite e kane pagu faturen, sot jane ne opozite. Po ty a ta ka populli borxh nje qasje te tille, ose çka dallon tash ti nga ata?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kosovar për Demokraci (KDI) ka reaguar pas arrestimeve të…