Berisha: Kurti po vret vetveten, nuk ka budalla në Kosovë që humb kohën në burg për të

30 gusht 2023 | 23:35

“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin”.

Kështu ka deklaruar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha pas deklaratave të Faton Klinakut nga OVL “UÇK”.

I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, Berisha ka deklaruar se deklaratat e Klinakut u devijuan qëllimisht. Krahas kësaj, ai pati kritika për ekzekutivin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin. Sepse ai çdo ditë nga pak po e vran vetveten. Mendoj se deklarata është devijuar qëllimisht në radhë të pare nga Glauku, shefi i bandave të hijenave i cili është duke i dhënë material…të hienave të rrjeteve sociale sepse ky debat ka të bëj për të iu ikur dështimit të Qeverisë dhe super skandaleve që po ndodhin. Mendoj se kjo çështje u rrit shumë më tepër sesa është deshtur të rritet”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirena në rrjetin social Facebook ka shkruar se nuk do…