Xhabir Zharku: Jam kthyer ta zhvillojë Kosovën
Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut, konsideron se e ka zbatuar vendimin e Gjykatës me vet faktin që për gjashtë vite nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, por, siç thotë ai, është detyruar të qëndrojë në Suedi.
Ai ka qenë i dënuar me tri vite burgim në Kosovë, të cilin nuk e ka mbajtur asnjëherë, por insiston se vendimi i organeve të drejtësisë ka qenë i padrejtë, prandaj ka vendosur që mos t’i përgjigjet këtyre të fundit.
“Unë e kam mbajtur dënimin, sepse në bazë të Ligjit thuhet se ose duhet të shkosh në burg ose duhet të jesh larg. Unë i kam plotësuar të gjitha ato kushte, pasi që kam qëndruar 6 vite larg Kosovës, ku kam qenë i denuar me tri vite burgim”, ka thënë Zharku në një interviste për “Zërin”.
Ai sqaron se pas kthimit të tij në vendlindje prioritet e ka zhvillimin ekonomik të Kosovës.