Xhabir Zharku kujton komandant ‘Erën’
Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut dhe ish-udhëheqësi i luftës së UÇK-së, Xhabir Zharku ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij komandant ‘Erën’ në përvjetorin e tij.
Fjalimi i plotë i Zharkut mbajtur në akademinë përkujtimore kushtuar Ejup Runjevës:
Të nderuar familje të deshmoreve, të nderuar invalid dhe veteran të luftës, e nderuara familja e komandant Erës, i nderuar president i republikes së Kosovës z.Hashim Thaçi, i nderuar kryetar i komunës z.Besim Ilazi, të nderuar deputet të parlamentit të Kosoves, të nderuar zyratar të komunës, të nderuar perfaqesues të OJQ-ve, si dhe ju gazetar të rrespktuar.
Të evukosh kujtimet për komandant Erën, me siguri eshte nje sfide ne vete, por sot kur kujtojm së bashku figuren e tij, kam vendosur të shpalos 3 nga ato kujtime.
1. Më 11 qershor 1999, në krahun e zemrës e kisha komandat Erën, një figure unike e lirisë. Ishte momenti kur ne prisnim shtergimin e duarve me aleatet tanë, zyrtaret e NATO-s, përkatësisht ushtareve Britanez e që së bashku e sjellnim atë dite lirine në vendin e mohuar me shekuj nga vetë liria.
2.Ishte komandant Era ai i cili, më telefonoj deri sa isha në Gjilan me 10 tetor 1999, ku ate koh isha duke punuar në TMK, Era më tha se zyrtarët e UNMIK’ut, po tentojnë të largojnë flamurin kombetar nga ndertesa e komunës, menjëher jam nisur drejt Kaçanik-ut për te mos lejuar që flamuri te largohet nga aty. Deri sa unë kam arritur në komunë, Era ishte ai që nuk lejoj të largohet Flamuri nga ndërtesa.
3.Kur komandant Era po kthehet nga bugu i Dubravës më 15 prill 2008, si një hero i vërtet, ishte një moment sa i dhembjës po edhe i krenarisë, një moment që do ta kujtoj përgjithmonë, sepse Era me shok u privua nga liria vetem se këtë e deshtën struktura të sigurisë sërbe të cilat ishin të instaluara në UNMIK, me të vetmën arsye se për regjimim e Millosheviqit dhe marionetave te tijë, që akoma janë te lirë në Kosovë, komandant Era ishte barierë e pa kalueshme.
Të nderuar te pranishem, ne ishim dhe jemi të vetedishëm se ka pasur mundësi të infiltrohen bashkpuntor të sherbimve sekrete serbe ne mese te caktuara, e të cilët mision kanë pasur dezinformimin dhe propagandën ndaj eprorëve të caktuar te UÇK-së, e kështu ata kanë provuar apo kane arritur të lansojnë dezinformacione për të etiketuar komandant Eren si dhe komandantët e tjerë. Kështu si rrjedhoj pas daljes nga burgu Era është linquar nga persona të caktuar të cilët me vetëdije apo pa vetëdije janë ndikuar nga shërbimet sekrte sërbe.
Komandat Ejup Runjeva, jo që ishte një lufetetar i dalluar por ishte edhe njëri nga themeluesit e brigadës 162 Agim Bajrami.
LAVDI!