Xhabir Zharku mbetet në paraburgim
Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.
“Xh. Zh. po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dy veprave penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit” nga neni 339 par. 1 lidhur me nenin 3 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj”, është thënë në këtë komunikatë për media.
/Epoka e re/