Xhaçka në Berlin: NATO të hapë dyert për Kosovën

15 maj 2022 | 14:05

Lufta në Ukrainë dhe përgjigja e NATO-s ishte padyshim tema kryesore e takimit jo zyrtar dyditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në rang të Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Berlin.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin në kryeqytetin gjerman, i cili paraprin samitin e NATO, në fund të muajit qershor në Madrid.

Xhaçka tha se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.

Lufta në Ukrainë dhe përgjigja e NATO-s ishte padyshim tema kryesore e takimit jo zyrtar dyditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në rang të Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Berlin.

“Të gjithë do të bëjmë gjithçka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, u shpreh ajo, raporton A2 CNN.

NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.

Ministrja shqiptare mbështeti edhe vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të filluar praktikat e aderimit në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku, ka bërë me…