Xhaçka takon ambasadoren e ShBA-së në OKB, flasin për thellim të bashkëpunimit

21 shtator 2021 | 12:02

Gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas -Greenfield.

Ambasadorja Greenfield ka vlerësuar mbështetjen humanitare që Shqipëria ka ofruar për qytetarët afganë, si dhe siguroi bashkëpunimin me një aleat e partner të vyer si Shqipëria, gjatë mandati i ardhshëm të vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Një takim i shkëlqyer sot me Ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Greenfield!  Bisedë përmbajtësore dhe e frytshme për një sërë çështjesh në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Mirëpres thellimin e bashkëpunimit me miqtë dhe partnerët tanë strategjik gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Xhaçka në profilin e saj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS është duke realizuar një ndër investimet më të rëndësishme…