Xhaçka: Tre shqiptarë kanë kërkuar sot ndihmë për t’u larguar nga Ukraina

24 shkurt 2022 | 15:10

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, pasi ka dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë, ka folur edhe për situatën e qytetarëve shqiptarë që ndodhen atje.

Xhaçka ka thënë se prej momentit që Ministria e Jashtme ka bërë thirrje për largim nga Ukraina nuk ka kërkuar asnjë person asistencë për largim. Kërkesat e vetme kanë ardhur ditën e sotme, ku Xhaçka tka bërë me dije sete qytetarë shqiptarë kanë kërkuar ndihmë sepse fluturimet e tyre të avionit ishin anuluar.

Ministrja shqiptare ka thënë se këtyre personave u është sugjeruar që të kalojnë në rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë ku ambasadat e Shqipërisë janë të gatshme t’i presin.

“Sa i përket shtetasve shqiptarë në misionin e OSBE në Ukrainë: prej 11 të punësuarve në këtë ,ision, 6 janë larguar dhe 5 janë në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE-në për zbatimin e planit të evakuimit dhe kemi kontakt të vazhdueshëm për secilin prej të sekonduarve”, ka thënë ajo. /tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…