Xhaçka uron Vetëvendosjen: Zgjedhjet në Kosovë, shfaqje maturie
Ministrja e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë, duke uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
Ajo i ka uruar suksese kësaj partie në krijimin e qeverisë.
“Zgjedhjet në Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike & institucioneve. Urime LV për fitoren! Shumë suksese në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara”, ka thënë ajo.
Xhaçka ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetëse e palëkundur e interesave të Kosovës.
“Sikurse ka ndodhur në çdo moment të historisë sonë, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë”, ka thënë Xhaçka.