Xhafaj zëvendësohet nga Sandër Lleshi edhe në faqen e kryeministrisë
07 nëntor 2018
| 13:06
Një ditë pasi Sandër Lleshi u emërua zëvendësministër i Brendshëm ka zëvendësuar Fatmir Xhafajn në faqen zyrtare të Qeverisë në internet.
Dje sapo përfundoi seanca e Kuvendit, është mbledhur qeveria, ku Lleshi është emërua zëvendësministër i Brendshëm.
Kryeministri Edi Rama nuk u mjaftua vetëm me fotografinë në zyrën e tij.
Ai e shoqëroi Lleshin edhe për Ministrinë e Brendshme deri në zyrë.