Xhafer Gashi deklarohet për ardhmen e tij politike pas dorëheqjes nga AAK

24 mars 2021 | 22:03

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të martën ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga të gjitha pozitat në AAK.

Pas reagimeve rreth së ardhmes së tij politike, Gashi një ditë pas ka sqaruar se nuk do të bashkohet me asnjë parti politike aktuale.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook”,  iu është kundërpërgjigjur rivalëve politikë, duke u thënë se edhe në garën e ardhshme elektorale rezultati në Obiliq do të jetë i njëjtë.

“Dy partitë opozitare në Obiliq, i paska kapur frika pas dorëheqjes sime, si duket edhe disponimi e mbështetja e qytetarëve të Obiliqit për këtë nismë timen i ka bërë që të humbin peshën e arsyes e logjikës, z.Thaçi nga VV-ja më akuzon se po ‘viktimizohem’, po harron Halili se kur unë kam projektuar thyerjen e kufirit qindra vjeçarë shqiptaro-shqiptar, ai ka qenë duke u strehu në Castel, gjeneratat e vjetra e njohin historinë famëkeqe të Castel-it,tash gjeneratat e reja është mirë të i njoftoj Halili”.

“Ndërsa, kundër-kandidati im në dy palë zgjedhje lokale, ndaj të cilit kam triumfuar bindshëm, z.Krasniqi nga LDK-ja, konsideron se unë po tentojë të gjejë ‘strehë’ në kasollen e tij, të cilën e solli në këtë gjendje nga injoranca e tij dhe e njerëzve tij, normalisht që injorimi e distancimi nuk ju hap mundësi gjeneratave të reja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Qemali”, në Prishtinë…