
Xhafer Gashi, pas dorëheqjes nga AAK-ja, themelon iniciativë qytetare
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Obiliq, kryetari aktual i komunës, Xhafer Gashi, ka themeluar iniciativë qytetare për Obiliqin.
Gashi këtë themelim të kësaj iniciative e ka bërë publik përmes një postimi nē ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Gashit:
Sot, mbajtëm takimin e Këshillit Inicues të Inicativës Qytetare për Obiliqin, nën prezencën e 49 antarëve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit, profesionistë të fushave të ndryshme, me vullnet dhe energji për të vazhduar me punë të mira për Obiliqin. Në këtë takim u zgjodhë edhe grupi punues për përpilimin e procedurave të mëtutjeshme të kësaj inicative që do të jetë funksional deri në Kuvendin e punës nga i cili do të dalin gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliqin.
Në fjalën time falënderova pjesëmarrësit që madhështuan këtë takim, ku nga sot me votën e tyre me unanimitet të plotë Iniciativa Qytetare për Obiliqin, do të jetë adresa e re e cila është e hapur për të gjithë qytetarët të Obiliqit, kuadro të rinjë profesionistësh të cilët do të kontribojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit të Obiliqit.
Na priftë e mbara!
Xhafer Gashi