Xhafer Tahiri: Do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin

27 shkurt 2021 | 20:55

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka mbledhur kryetarët e nëndegëve të kësaj partie në këtë komunë.

Tahiri ka bërë me dije se në këtë mbledhje kanë diskutuar për rezultatin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Mbledhja e parë me kryetarët e nëndegeve dhe kryesinë si kryetar i degës në Vushtrri
Diskutuam për rezultatin, dinamikën e re dhe hapat që duhet të ndermerren në të ditët në vijim. I njoftova për punët e mira të komunes si dhe planet per vitin 2021. Vazhdojmë së bashku, do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar ditë më parë mori një semafor në qendër…