Xhafer Tahiri e pranon humbjen
Kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pranuar humbjen.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai i ka uruar fitoren kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi.
Postimi i plotë i Tahirit:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.
Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.
Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.
E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.
Shihemi në beteja të reja politike.
Me respekt,
Xhafer Tahiri