Xhafer Tahiri reagon pasi nuk u bë pjesë e Kryesisë së LDK-së
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pasi nuk është vërë pjesë e kryesisë së re të LDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk i ka mbetur hatri për këtë, se dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia ime e vetme politike.
Ai ka deklaruar se është anëtar i organit më të lartë statutar të LDK-së, Këshillit të Përgjithshëm dh ky është një nder për të.
Statusi i plotë i Tahirit:
Të dashur miq,
Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia ime e vetme politike. Kryetar i Rinisë së LDK-së, deputet i Kuvendit të Kosovës e tani Kryetar Komune, vetëm bashkë me LDK, ky është nderi më i madh për mua! Unë jam anëtar i organit më të lartë statutar të LDK-së, Këshillit të Përgjithshëm.
Procesi i fundit zgjedhor në LDK sidomos avancimi i pozitës së femrës është synim edhe i imi si prind i 3 vajzave.
Asnjë zv-ministër i klanit pronto dhe asnjë tjetër i klanit pronto nuk më largon e nuk më hidhëron me strukturat e LDK-së. Veç lodhni!
Kemi fituar bashkë në Vushtrri, do të fitojmë tani bashkë në krejt Kosovën.