![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/224718686_1639500646238444_8738528181539290406_n.jpg)
Xhaferi: E mbështesim Kosovën në çdo nismë rajonale dhe ndërkombëtare
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla Shvarc.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Republika e Kosovës e ka tërësisht mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në të gjitha nismat dhe forumet multilaterale dhe rajonale.
“Sot në takimin me zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla Shvarc, shpreha kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë. Republika e Kosovës e ka tërësisht mbështetjen tonë në aderimin në të gjitha nismat dhe forumet multilaterale dhe rajonale, në organizatat dhe nismat ndërkombëtare”, ka shkruar Xhaferi.