Xhaferi: Gruevski s’e pranonte faktin që shumica e votonte Ligjin për Gjuhën
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se miratimi i Ligjit për Gjuhët është një fitore e gjithë shqiptarëve.
Ndërsa ka folur për “Info Magazine” ai ka komentuar edhe momentin kur situata u tensionua në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas Xhaferit, ajo ndodhi për shkak se opozita maqedonase nuk e pranonte faktin se shumica po e votonte ligjin për gjuhën shqipe.
“Është fitore për qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, për shqiptarët është një fitore e padiskutueshme. Pamje të tilla në parlament janë të pazakonta dhe të panevojshme, por ai tensionim (me Gruevskin) ndodhi sepse opozita s’mund ta pranonin se shumica do ta votonin Ligjin.Gruevski pretendonte që duhet të ketë ndërprerje procedurale. Unë u zotova që nuk do të jem pjesë e skenarëve të tyre. Për mua nuk ka elemente frike për punën time të përditshme, jam një Kryetar Parlamenti”, ka thënë Xhaferi.