Xhaferi: Ligji për gjuhën shqipe do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare, kur ai do të vlerësojë se është koha e duhur, por nuk ka precizuar kur kjo mund të ndodhë.
Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, ai ka thënë se duke marrë parasysh se nuk ka afate ligjore, ai ka thënë se kur do të jetë koha e duhur ligji do të publikohet në Gazetën Zyrtare.
Ai nuk dëshiron të komentojë zërat se partia shqiptare në pushtet, BDI-ja, është duke e kalkuluar me Ligjin e gjuhëve dhe është duke luajtur lojën ‘ftohtë-nxehtë’ dhe në rast të zgjedhjeve të reja parlamentare, sërish ta aktualizojë gjuhën shqipe.
“Nuk dua të komentoj atë që thoni ju. Mendoj se ky nuk është qëndrim dhe kalkulim i BDI-së, por e asnjë ndonjë partie tjetër, pasi ligji tashmë është sjellë për herë të dytë dhe nuk ka asnjë kalkulim që të bëhet ajo që thoni”, ka thënë Xhaferi.