Xhaferi: Ligji për gjuhën shqipe do të miratohet
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për “RTK”-në, u shpreh i sigurt se ligji për gjuhën shqipe do të kthehet në lexim të tretë dhe mund të marrë më shume vota se herën e kaluar.
Këtë deklarim Xhaferi e bëri një ditë pas qëndrimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov se nuk do ta nënshkruajë këtë ligj.
“Lidhur me çështjen e gjuhës, kam paralajmëruar që në shtator të vitit të shkuar se do të ndodhte një veprim i tillë që ndodhi nga kreu shtetit. Prandaj, për rrjedhojë ligji do të kthehet në Parlament, për një procedurë shtesë që mund të zgjasë 30 ditë, që do të kthehet në lexim të tretë, për të kaluar në shqyrtim të drejtpërdrejt, ku mund të krijohet një amandemtin ku mund të ketë një debat. E gjithë kjo do të zgjasë deri kah mesi i shkurtit dhe ligji kërkon 61 vota për miratim, ndërkohë që në votimin e kaluar kishim 69 vota, prandaj ky ligj është e sigurt që do të kalojë”, ka thënë Xhaferi.