Xhaferi: Maqedonia, mbështet normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
Vendi i Maqedonisë dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian (BE). Dy vendet janë të gatshme që t’i plotësojnë obligimet e veta që të bëhen pjesë e familjes evropiane.
Ky ka qenë qëndrimi i përbashkët i kryeparlamentarit të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, Talat Xhaferi dhe Maja Gojkoviq, gjatë takimit të tyre të përbashkët në Beograd.
Kryeparlamentari Xhaferi ka thënë se Maqedonisë mbështet normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë
“Maqedonia mbështet Serbinë në normalizimin e raporteve me Kosovën, që çon drejt ruajtjes së stabilitetit në rajon”, ka thënë Xhaferi.
Sipas kryeparlamentarit Xhaferi edhe përkundër dallimeve për disa çështje, kjo nuk paraqet pengesë për përparimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe multilateral midis dy vendeve.
“Maqedonia dhe Serbia do të punojnë për një paraqitje të përbashkët në tregjet e huaja dhe në promovimin e turizmit dhe tërheqjet e investimeve”, ka deklaruar Xhaferi.