Xhaferi: Nëse OBRM-PDUKM-ja vepron politikisht, ashtu do të veproj edhe unë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, gjatë takimit të sotëm me gazetarët, ka thënë se nëse OBRM-PDUKM-ja si parti opozitare me ndihmën e amendamenteve vazhdon të bllokojë punën e Kuvendit dhe sillet politikisht, atëherë edhe ai do të sillet në të njëjtën mënyrë dhe nuk do të tolerojë zbatimin e amendamenteve.
“17 mijë amendamente janë përkthyer. Bëhet fjalë për njerëz të gjallë, nuk e dimë kur do të përkthehen. Ligji duhet të sillet në afat prej 30 ditëve. Ato amendamente janë dorëzuar që të mos sillet Ligji i gjuhëve. Ka procedurë formale, por qëllimi është politik”, ka thënë Xhaferi.
Ai ka theksuar se kërkesat reale me amendamente kanë qenë në lexim të parë, ndërsa tani çdo pranim i mundshëm i një amendamenti, do të thotë kontestim të kushtetutshmërisë.
Xhaferi ka thënë se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të tërheqin amendamentet dhe se do ta miratojnë komunikimin me qytetarët shqiptarë.