Xhaferi optimist se do të zhbllokohet Kuvendi i Maqedonisë
28 shkurt 2018
| 14:09
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pret që në ditët në vijim të arrihet një zgjidhje për 35 mijë amendamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të propozuara nga OBRM-PDUKM-ja.
Në takimin e sotëm me gazetarë, Xhaferi ka thënë se është në komunikim me grupet parlamentare, përfshirë atë të OBRM-PDUKM-së dhe se zgjidhja është afër.
Sipas tij, qëllimi kryesor është zhbllokimi i Kuvendit, për të cilën ka thënë se nuk do të lejojë bllokimin.
Xhaferi ka theksuar se debati i mundshëm për amendamentet do të thotë bllokim të Kuvendit.