Xhaferi takohet me emisarin gjerman, bisedojnë për procesin eurointegrues të Maqedonisë

18 shkurt 2024 | 14:01

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është takuar të dielën me përfaqësuesin special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim është konfirmuar mbështetja e fortë e Gjermanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe është përshëndetur vendimi i Kuvendit për hyrjen në procesin e negocimit.

Kryeministri Xhaferi ka shprehu falënderimin për përkushtimin personal të Saracinit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi theksuar se mbështetja e Gjermanisë është jetësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu në këtë takim është përshëndetur organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në Maqedoni të Veriut, si dhe përgatitjet për integrimin evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin dhjetor të viti që lamë pas, 131 çifte…