Xhaferi takohet sot me kryetarët e parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore

24 shtator 2021 | 11:52

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot do të marrë pjesë në takimin e dhjetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, të përkushtuar ndaj zgjerimit.

Takimi, siç ka njoftuar Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbahet në Budapest, dhe i njëjti tradicionalisht organizohet na ana e Kuvendit të Republikës së Hungarisë çdo dy vite.

Në takim, krahas kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, do të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Grupit të Vishegradit.

“Është parashikuar që në pjesën hyrëse të takimit të drejtohen me fjalë kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, komisari evropian i fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhei dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Hungarisë, Llasllo Kover, pas të cilëve do të vijojnë fjalimet e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe fjalimin e kryetarit Talat Xhaferi”, ka njoftuar Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Në takim është paraparë të miratohet dhe nënshkruhet deklaratë e përbashkët nga ana e pjesëmarrësve, e cila do të dërgohet në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të institucioneve evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kthim i mundshëm nga e majta në zgjedhjet e…