Xhaferi, Zaevit: Kontrolloj sjelljet e ministrave
26 prill 2018
| 14:44
“Ministër, ulu dhe fshije fotografinë që e keni bërë. Kryeministër, ju lutem të merrni masa për sjelljen e ministrave tuaj. Ky është paralajmërimi i fundit”.
Kështu i ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, kryeministrit Zoran Zaev, pasi ministri i Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski është ngritur nga ulësja e tij për t’i fotografuar deputetët e VMRO-DPMNE-së, raporton “Portalb.mk”.
Ky reagim ka ardhur pas kërkesës së deputetëve të opozitës që të gjithë anëtarët e Qeverisë të marrin pjesë në seancë për pyetje të deputetëve.