Xhaferi: Zgjedhja ime kryeministër, sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike
02 shkurt 2024
| 12:02
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë zgjedhja e tij në këtë pozitë është një sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike.
Ai pas takimit me anëtarin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kjuçukun, ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 20230 është synim real.
“Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ilhan Kjuçukun për mua është veçanërisht i rëndësishëm mesazhi se zgjedhja ime për Kryeministër është sinjal i fuqishëm për rolin udhëheqës të shtetit tonë dhe provë për një shoqëri të suksesshme multietnike. Me mbështetjen e miqve si Ilhani, anëtarësimi jonë në BE në vitin 2030 është synim real”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.