Xhaferoviqi dhe Komshiqi refuzojnë takimin me Lavrovin
15 dhjetor 2020
| 13:14
Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq dhe anëtari kroat, Zheljko Komshiq, kanë vendosur ta bojkotojnë takimin me shefin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov.
Në ditën e dytë të vizitës së Lavrov në Bosnjë, ishte planifikuar një takim me Presidencën tre-anëtarëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton “Tanjug”.
Komshiqi dhe Xhaferoviqi kanë thënë se e refuzuan takimin sepse sipas tyre një zyrtar rus nuk ka respektuar institucionet dhe Kushtetutën e Bosnjës.