Xhaka: 8 fitore radhazi, kjo është ajo për çka po flas
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka po kalon momente të shkëlqyeshme me Bayer Leverkusenin, në sezonin e tij të parë pasi u rikthye në Bundesligë pas eksperiencës pozitive që e pati në Angli me Arsenalin.
Ylli kosovar është njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Xabi Alonsos, i cili lëshoi pikë vetëm në barazimin 2-2 me Bayern Munchen. Leverkuseni e mposhti në fundjavë Freiburgun me rezultat 2-1 falë golave të Florian Wirtz e Jonas Hofmann për të mbetur ekipi i vetëm i pamposhtur në këtë sezon në nëntë ndeshje të luajtura.
Dhe, Leverkuseni e arriti për herë të parë në histori serinë prej tetë fitoresh radhazi. E kjo arritur pa dyshim se e ka gëzuar përfaqësuesin zviceran, i cili shpreson që ekipi kuqezi të vazhdojë me ritëm të njëjtë.
“Tetë fitore radhazi. Kjo është ajo për çka jam duke folur. Faleminderit për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit.