Xhaka akuzon danezët për lojë të pistë

06 shtator 2024 | 11:00

Mesfushori Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Zvicra e humbi 2-0 nga Danimarka. Në fillim të pjesës së dytë me karton të kuq u ndëshkua edhe Nico Elvedi i Zvicrës. Pas ndeshjes kapiteni i zviceranëve, Xhaka ka akuzuar kundërshtarët danezë për lojë të pistë.

“Vitet e fundit jam shumë më i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa sot, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt në fakt shkruhet me shkronja të mëdha. Por, ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të bëjë me respektin”, ka thënë Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,…