Xhaka: Arsenali tregoi se ka karakter

22 janar 2020 | 16:09

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka beson se Arsenali i ka heshtur kritikët që thonë se “topçinjve” u mungon karakteri, gjë të cilën beson se e dëshmuan në barazimin kundër Chelseat (2-2).

Edhe pse me karton të kuq nga pjesa e parë pas përjashtimin e David Luiz në minutën e 22-të, Arsenal doli i pamposhtur nga “Stamford Bridge”.

“Ne luajtëm shumë mirë pas kartonit të kuq. Është shumë e vështirë, por ne e treguam shpirtin e skuadrës. Ne po flisnim pas pjesës së parë dhe i thamë njëri-tjetrit se mund t’i arrijmë qëllimit. U kthyem dy herë në lojë dhe jam krenar për këtë skuadër”, ka thënë Xhaka.

“Pas ndeshjes, askush nuk do të ketë pse të flasë për ne. Ne e treguam karakterin tonë të madh. Shumë njerëz kanë thënë se ne nuk kemi aspak karakter në skuadër, kështu që, me këtë ndeshje, ne e dëshmuam të kundërtën”, ka shtuar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar Magbule Shkodrën ministre…