Xhaka: Arteta na e ka ndryshuar edhe ushqimin  

09 mars 2023 | 14:12

Granit Xhaka ka treguar se si trajneri Mikel Arteta e ka kthyer skuadrën në pretendente për titull në Premierligë.

Fitorja e së shtunës ndaj Bournemouthit ishte po aq dramatike gjithçka u përmbys në sekondat e fundit të ndeshjes me Arsenalin që fitoi me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke humbur 2-0.

“Dua të them, talenti nuk mjafton. Vetëm me talent, nuk mund të arrish diçka të madhe. Nëse na shihni në fushë stërvitore, ditë pas dite, sa shumë kujdesemi, sa shumë punojmë, çdo gjë fillon diku, Mikel ndryshoi edhe ushqimin tonë. Ai ndryshoi shumë ushqime, yndyra e trupit tonë ra në masë të madhe! Janë detaje të vogla por masive, por me ndikim të madh”, ka thënë Xhaka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur bëhet fjalë për blerjen e një kompjuteri të ri,…