Xhaka: Askush nuk ka fuqi ta dëmtojë dhe njollosë luftën e lavdishme të UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Zvicër, Ragip Xhaka, ka folur për procesin gjyqësor i cili është duke u zhvilluar në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Duke besuar në pafajësinë e tyre, Xhaka ka thënë se askush nuk ka fuqi ta dëmtojë dhe njollosë luftën e lavdishme të UÇK-së
“Po bëhen disa vjet që ish-drejtuesit kryesorë të luftës së lavdishme të UÇK-së, njëkohësisht edhe drejtues kryesorë të shtetit të Kosovës, padrejtësisht po mbahen në paraburgim. Të gjithë këta emra janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E në veçanti lirisht mund të them se janë edhe emra të përveçëm në historinë e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Askush nuk ka fuqi ta dëmtojë dhe njollosë luftën e lavdishme të UÇK-së. UÇK-ja është projekti më i madh ndër dekada ndër shqiptarë”, ka thënë Xhaka në një intervistë për “Epokën e re”.
Intervistë / Nëse bëhem deputet do të jem urë lidhëse në mes të mërgatës dhe Kuvendit të Kosovës