
Xhaka: Barazimi ndaj Bayernit, ishte si një humbje për ne
17 shkurt 2025
| 00:10
Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich nuk shkuan më shumë se një barazim ditën e djeshme në “BayArena”. Granit Xhaka u shfaq i dëshpëruar pas këtij takimi edhe pse në fjalët e tij tregoi se ishte krenar për performancën e kampionëve në fuqi të Bundesligës.
“Mendoj se ky barazim ka një shije humbjeje. Ne arritëm që të jepnim gjithçka që kishim, por pa mundur që të merrnim atë që donim. Trajneri ka të drejtë, por sezoni nuk ka mbaruar ende dhe kemi ende shumë sfida përpara. Ne do të vazhdojmë të luajmë ashtu siç kemi bërë edhe vjet kur ishim 20 pikë përpara. Për ne nuk ka asnjë dallim. Nëse në fund të kampionatit Bajerni i Mynihut do të ketë më shumë pikë se sa ne atëherë do ti japim dorën për ti uruar për titullin”, ka thënë Granit Xhaka.