Xhaka bënë përmbledhjen javore të aktiviteteve të PDK-së në Zvicër, paralajmëron vizitën e Bedri Hamzës
Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka njoftuar se kanë pasë një javë të ngjeshur me aktivitete në kantone të Zvicrës. Xhaka ka falënderuar zyrtarët e lartë të kryesisë qendrore të PDK-së, Elmi Reçicën, Enver Hoxhajn, Arbnore Salihun të cilët kanë marrë pjesë në themelimin e nëndegëve në St. Gallen, Ticino etj. Xhaka ka paralajmëruar edhe vizitën e Bedri Hamzës në Zvicër dhe takimin e tij me bashkëatdhetar.
“Në fund të javës, konkretisht me 18 maj ditë e shtun, e presim me pa durim vizitën e kryeministrit në ardhje z. Bedri Hamza, i cili do të mbaj disa takime, e njëri nga ta është takimi me bashkatdhetar, që do të mbahet po atë ditë, në ora 18.30.”, ka njoftuar Xhaka.
Njoftimi përmbeldhës i Ragip Xhakës:
Java që e lam pas, ishte një nga javët më të ngjeshura me aktivitete të një pas njëshme, të Degës së PDK-së në Zvicër.
Filluam me krijimin e Nëndegës në St.Gallen, vazhduam me krijimin Këshillit Iniciativ për Themelimin e Degës së Rinisë Demokratike të Kosovës në Zvicër. Ndërkohë themeluam edhe Nëndegën e PDK-së në Ticino, për të përfunduar me një Konferencë me moton “Vitalizimi i Mërgatës” të organizuar nga Nëndega e Losanne-s.
Për të gjitha këto aktivitete, është bërë punë dhe angazhim maksimal nga Kryesia e Degës dhe aktivistë të tjerë, për të rezultuar me sukses dhe përmbushur plotësisht objektivat tona programore, si Degë.
Unë si Kryetar i Degës dhe e tërë Kryesia, u ndjemë të privilegjuar dhe të nderuar nga pjesmarrja e zyrtarëve të lart të PDK-së, si z. Elmi Reçica në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Mërgatë, z. Enver Hoxhaj – Nënkryetar i Parlamentit të Kosovës dhe zj. Arbnora Salihu – Kryetare e Rinisë Demokratike.
Përmes këtijë postimi, shfrytëzoj rastin, që në emrin tim dhe në emër të Degës t’i falënderoj përzemërsisht zyrtarët e lartë të PDK-së, për pjesëmarrjen dhe për kontributin e tyrë që dhanë në këto aktivitete, duke na ndihmuar në artikulimin e qartë të qëndrimeve politike e programore të PDK-së, para aktivistëve, simpatizantëve e bashkatdhetarëve.
Gjithashtu dua të falënderoj dhe përgëzoj të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës, dhe aktivistët tjerë, për realizimin me sukses të gjitha aktiviteteve të parashikuara.
Në fund të javës, konkretisht me 18 maj ditë e shtunë, e presim me pa durim vizitën e kryeministrit në ardhje z. Bedri Hamza, i cili do të mbaj disa takime, e njëri nga ta është takimi me bashkatdhetar, që do të mbahet po atë ditë, në ora 18.30.