Xhaka: Besojmë ende në titull të kampionit 

03 maj 2023 | 14:47

Derbi i Londrës, përfundoi me fitoren bindëse të Arsenalit, ndërsa Chelsea nën drejtimin e Frank Lampard, tregoi edhe njëherë “gropën e zezë” në të cilën  janë futur.

Ndeshja e luajtur në kuadër të javës së 34-të Premierligë përfundoi me rezultatin 3-1, ndërsa një prej lojtarëve që shkëlqeu më së shumti ishte Granit Xhaka, i cili dha 2 asistime. Xhaka foli pas ndeshjes në lidhje me titullin kampion, ku tha se pavarësisht e City është më i avantazhuar, ata besojnë ende.

“Mendoj se i merituam tre pikët. Unë mendoj se po. Ende besoj se është e mundur ta fitojmë titullin”, ka thënë Xhaka për “Sky Sport”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mituri 14-vjeçar, Kosta Keçmanoviq, ka zënë vend në kryetitujt…