Xhaka dhe Ajeti të pikëlluar me vdekjen e Ismailit
02 korrik 2019
| 21:22
Futbollisti shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Albian Ajeti, përmes një postimi në Insta Story ka bërë të ditur se ndjehet shumë i pikëlluar me lajmin për vdekjen e futbollistes shqiptare Floriana Ismaili.
“Shumë i pikëlluar me lajmin se Floriana ka ndërruar jetë. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen Ismaili. Të pushoftë shpirti në paqe Floriana”, ka shkruar Ajeti.
Gjithashtu, futbollisti tjetër shqiptar, mesfushori i Arsenalit dhe lojtari i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka shprehur ngushëllimet e tij për Floriana Ismailin përmes një postimi në “Insta Story”.
Ai ka postuar fotografinë e Ismailit dhe ka shkruar: “Ngushëllime”.