Xhaka dhe Arsenali mposhtin Unitedin
Skuadra e Arsenalit e ka fituar derbin e kësaj xhiro në Premier Ligë ndaj Manchester United, me rezultat 2-0.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe pas dymbëdhjetë minutave lojë shënuan nëpërmjet shqiptarit, Granit Xhaka, i cili më një goditje nga largësia e mposhti portierin David De Gea. Unitedi nuk o dorëzua duke kërkuar golin e barazimit që nuk arriti të shënoi edhe përkundër disa rasteve të mira. Në anën tjetër, Arsenali e shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e 69-të, kur nga penalltia i pagabueshëm ishte Pierre-Emerick Aubameyang. Përderisa Xhaka ishte më i miri në fushë, Shkodran Mustafi nuk u inkuadrua fare në lojë.
Pas kësaj xhiro Arsenali është ngritur në pozitën e katërt me 60 pikë, kurse Unitedi është një pozitë më poshtë me dy pikë më pak të grumbulluara.
/Epoka e re/