Xhaka dhe Shaqiri në mesin e sportistët më të paguar në Zvicër
Ata janë mes futbollistëve më të vlerësuar në kombëtaren zvicerane, janë mes personazheve më të dashur për tifozët, por së fundmi egoja e madhe dhe ambicia i kanë përplasur në një konflikt për shiritin e kapitenit.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë edhe mes lojtarëve më të paguar në federatën helvetike. Granit Xhaka është i dyti në listën e prezantuar nga gazeta “Blik”. Mesfushori i Arsenalit paguhet 13.2 milionë franga në vit, një kontratë e cila u negociua për shumë muaj me formacionin londinez. Granit Xhaka lihet pas në listë nga Klint Kapela, basketbollisti i Huston Roketsit që merr 15.2 milionë franga zvicerane falë akordit me gjigantët e NBA-së. Hokej dhe futbolli janë dy sportet që kanë më së shumti lojtarë, nga 4 gjithsej dhe basketbolli e tenisi kanë nga një përfaqësues.
Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është i pesti në listën e sportistëve zviceranë më të vlerësuar financiarisht me 7.93 milionë franga të fituara gjatë këtij viti.