Xhaka: Do ta mundim Bayernin dhe do të rihapim kampionatin

13 shkurt 2025 | 12:23

Granit Xhaka beson se skuadra e tij do të arrijë që të triumfojë kundër Bayernit në super sfidën e fundjavës në Bundesligë.

Kampionët në fuqi të turneut nuk kanë mundur që të mbajnë ritmin e bavarezëve, të cilët kryesojnë me 8 pikë para tyre,

Mesfushori shqiptar gjatë një interviste të dhënë për portalin e Bundesligës ka pranuar se në futboll asgjë nuk është e garantuar.

“Kundër Bayernit ndeshjet janë gjithmonë speciale. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe janë një klub që të dinë e dinë sa çfarë përfaqësojnë, por edhe ne nuk e dimë se jemi të fortë. Në fushën tonë e kemi treguar se e shesim shtrenjtë lëkurën dhe të shtunën duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Bayernin. Na duhet të jemi në maksimum për të arritur një fitore dhe jam i bindur se do ta mundim Bayernin”, tha Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës…