Xhaka: Do të isha i lumtur nëse kthehem në klub
21 nëntor 2019
| 16:47
Situata aspak e këndshme tek Arsenali, ka bërë që Granit Xhaka të humbasë durimin, pasi ka mbetur jashtë ekipit dhe nuk mund të luajë.
Ngjarja e ndodhur para një muaj, ku Xhaka reagoi ashpër ndaj kontestimeve të tifozëve, duket se po i kushton mesfushorit. Që nga ai moment lojtari nuk është grumbulluar nga trajneri spanjoll Unai Emery.
“Jam i qartë se si duhet të vazhdojë situata dhe Arsenali e di këtë. Kam ende një kontratë me ta dhe do të isha i lumtur nëse kthehem në klub. Kështu mund të zgjidhen problemet. Do të ketë zgjidhje, pasi nuk mund ta pranojë këtë që ka ndodhur”, ka thënë Xhaka.