
Xhaka: E dimë se si mposhtet Bayerni
Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka para duelit me Bayern Munchen, është shprehur optimist se skuadra e tij mund të fitojë ndaj skuadrës “bavareze”. Bayerni dhe Leverkuseni do të takohen të mërkurën mbrëma në “Alianz Arena” në sfidën e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Xhaka e pranon se skuadra kundërshtare është favorite, por ai beson e Levekruseni e ka armën për të mposhtur kryesuesen aktuale të Bundesligës.
“Mendoj se ekipi që kryeson në Bundesligë duhet të konsiderohet si favorit. Nuk dua që të keqkuptohem e të mendoni se nisemi të dorëzuar. Ne i kemi armët tona për të përballuar një ekip si Bayern Munich. E dimë se si mundën ‘bavarezët’. Me dëshirë dhe uri për sukses arrihet gjithçka”, ka thënë Xhaka. Ndeshja Bayern Munchen-Bayer Leverkusen fillon në orën 21:00.