Xhaka e ndal topin në stilin ‘alla Ronaldinho’ (video)

26 dhjetor 2021 | 19:31

Një video e Granit Xhakës duke e ndalur topin me shpinë në stilin “alla Ronaldinho” gjatë fitores së Arsenalit kundër Norwich City të dielën në Premierligë, është bërë virale në rrjetet sociale.

 

Xhaka luajti 90 minuta të plotë në fitoren e Arsenalit 5:0 kundër Norwichit dhe vëmendjen kryesore e mori për një ndalje të topit tejet të pazakontë në “Carrow Road”.

 

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës e pranoi një pasim të gjatë nga Bukayo Saka dhe në vend se ta ndalë më gjoks, ai e ktheu shpinën për ta ndalur atë, duke qenë i vetmuar krahun e majtë të mesfushës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Gazmend Çitaku Një ditë vere diku në mes të…