Xhaka e njofton kryetarin Krasniqi për formimin e Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Zvicër
Kryetari i degës së PDK-së për Zvicër Ragip Xhaka, njëherit i propozuar për kandidat për deputet në zgjedhtë parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt në Kosovë, në prag të përvjetorit të themelimit të PDK-së, ka takuar kryetarin e partisë Memli Krasniqin. Xhaka e ka njoftuar kryetarin Krasniqi për angazhimin e degës në Zvicër si dhe për thëmëlimin e shtabeve zgjedhore në këtë shtet. “Sot pata një takim produktiv në Prishtinë, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi. Gjatë bisedës, diskutuam për gjendjen aktuale në Zvicër, ku e njoftova se është formuar Shtabi i Degës dhe shtabet e nën degëve”, ka shkruar Xhaka në njoftimin e tij në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Sot pata një takim produktiv në Prishtinë, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi. Gjatë bisedës, diskutuam për gjendjen aktuale në Zvicër, ku e njoftova se është formuar Shtabi i Degës dhe shtabet e nën degëve.
Kryetari Krasniqi theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre strukturave, duke siguruar që PDK të jetë e përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai theksoi se puna e palodhur që po bëhet në terren është thelbësore për të mobilizuar mbështetje dhe për të siguruar një prezencë të fortë në zgjedhje.
Shtabi i Degës po punon në mënyrë aktive për të angazhuar mërgatën dhe për t’i informuar mbi organizimin e partisë. Është e rëndësishme që çdo anëtar i PDK-së në Zvicër të jetë i përfshirë dhe të kontribuojë në këtë proces.
Krasniqi shprehu optimizmin për mundësitë që na presin, duke inkurajuar të gjithë anëtarët të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët. Gjithashtu Kryetari Krasniqi na përgëzoi për punën që jemi duke e bërë.
Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të PDK-së dhe përgatitjes për zgjedhjet nacionale.
Mërgata në Zvicër dhe dega jonë beson fuqishëm se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe për këtë e ka mbështetjen tonë të pa kusht.